Gossip Showbiz

Tyler Perry përballet me akuza për sulm seksual nga aktori Derek Dixon?

Aktori dhe regjisori i njohur amerikan, Tyler Perry, është paditur në Los Angeles nga aktori Derek Dixon, i cili e akuzon për ngacmim dhe sulm seksual.

Sipas padisë, Perry ka përdorur pozicionin e tij të fuqishëm në industrinë e argëtimit për të krijuar një “dinamikë shtrënguese dhe seksualisht shfrytëzuese” gjatë kohës kur Dixon punonte në serialet “The Oval” dhe “Ruthless”, raporton BBC.

Në dokumentet gjyqësore, Dixon kërkon 260 milionë dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se Perry i kishte premtuar sukses në karrierë si aktor, por më pas e kishte vënë përballë “ngacmimeve seksuale, sulmeve fizike dhe dhunës në rritje”.

Ai gjithashtu e akuzon Perryn për hakmarrje profesionale pas refuzimeve të tij ndaj përparimeve të supozuara të regjisorit.

Avokati i Tyler Perry-t, Matthew Boyd, i ka mohuar me forcë akuzat, duke i cilësuar ato si një “mashtrim” për të përfituar financiarisht.

Ky është një person që iu afrua Tyler Perry-t për atë që tani duket të jetë asgjë më shumë se një skemë mashtruese. Tyler nuk do të dorëzohet dhe jemi të bindur se këto akuza të sajuara do të dështojnë

Dixon thotë se u njoh me Perry-n në vitin 2019 gjatë një eventi pune në studiot Tyler Perry në Atlanta dhe se pas disa muajsh komunikimi, regjisori dyshohet se ka bërë komente dhe propozime me natyrë seksuale, të cilat ai i ka refuzuar.

Çështja pritet të marrë vëmendje të madhe ndërsa procedurat gjyqësore vijojnë.