Udhëheqësja e opozitës në Ukrainë, Yulia Tymoshenko tha se planifikon të garojë për presidente në vitin 2019. Në një video-konferencë në faqen e saj në Facebook, Tymoshenko tha se do të kandidojë “jo për të luajtur një lojë autoritare, por për të ngritur Ukrainën në këmbët e saj”. Ajo shtoi se do të iniciojë një referendum për kushtetutë të re nëse zgjidhet presidente.