Celebrities Live From Tirana

U akuzua se përndoqi Heidin në “BBV3”, Liam Mandiaro: Në atë lojë qimja bëhet tra…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

I ftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banori i “BBV”, Liam Mandiaro për të komentuar banorët e “BBV4”, por edhe për të folur për rrugëtimin e tij në “BBV3”.

Ishte diçka demoralizuese që u mora nga forcat e policisë. Psikologjikisht kthimi nuk ishte wow, sepse 15 ditë në burg dhe pastaj kthehesh. Por çdo gjë është mirë tani, ka dalë e drejta në pah. Sot gjërat janë mirë…

E kam menduar për dëmbshpërblim, por duhet të gjëj avokatët e duhur. Ishte hera ime e parë në burg Që të arrish në një vend në jetë duhet të vizitosh varrezat, spitalet dhe burgun. Unë i kam vizituar të treja.

Lidhur me raportin e tij me Heidin sot ai tha:

Unë me Heidin nuk kam pasur ndonjë problem kushedi se çfarë. Në atë lojë ndonjëherë qimja bëhet tra. Nuk besoj që ka pasur ndonjë koflikt mes meje dhe Heidit.