Celebrities Live From Tirana

“Vserlo ka më shumë argumente se Gjesti…”/ Liam Mandiaro zbulon finalistët e tij!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

I ftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banori i “BBV”, Liam Mandiaro për të komentuar banorët e “BBV4”, por edhe për të folur për rrugëtimin e tij në “BBV3”.

Vserlo është një Gjest me pak më shumë argumente se Gjesti. Ai ka diçka për mua. Mbase është edhe kjo euforia që ai do të pozicionohet. Tendenca e atij djali është që ai do të zërë vend sa më shpejt.

Kush shkon në finale sipas tij?

Vserlo është një nga finalistët e mi. Gjesti, Gerta, Rozana ose Laerti, edhe Danja.

Lidhur me raportin Egli-Gjesti, Liami tha:

Egli të ketë kujdes për veten e vetë.