Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të herë të parë ditën e sotme. Këtë na e bënë me dije pak më parë me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Instagram. Krahas këngëtarja na zbuloi dhe emrin e engjëllit të vogël që erdhi në jetë dhe e kanë pagëzuar me emrin Adea.
Por një dedikim shumë i ëmbël për mbesën e saj nuk mungoi as nga ‘tezja e re’ e showbiz-it, Greta Koçi. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka postuar një video teksa mban vogëlushen në krahë dhe krahas ka shkruar:
Sot u bëra teze e një engjëlli të vogël. Nuk e kisha besuar kurrë që do ndjeja kaq shumë emocione. Zemra më doli nga vendi nga lumturia. E dua Adean aq shumë sa nuk gjej dot fjalë ta shpreh dashurinë që kam për të…Faleminderit Zotit dhe faleminderit Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj që ma mbushët shpirtin plot.
https://www.instagram.com/p/CjsgM6PACrF/?hl=en
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.