Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër të herë të parë ditën e sotme. Këtë na e bënë me dije pak më parë me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Instagram. Krahas këngëtarja na zbuloi dhe emrin e engjëllit të vogël që erdhi në jetë dhe e kanë pagëzuar me emrin Adea.
Ne i urojmë çiftit jetë dhe shëndet për vogëlushen e tyre!
Mirë se erdhe Adea Prelvukaj! Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën.
https://www.instagram.com/p/CjscFuVopwf/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bfc002ec-c3f3-4d06-8be5-02cf7f996a0e
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.