Art & Kulturë

U ble për 2.99 dollarë, piktura shitet në ankand për 2875 dollarë!

Një grua nga Ohio bleu një pikturë për 2.99 dollarë në një dyqan të mallrave të përdorura, e cila përfundoi duke u shitur në ankand për 2875 dollarë pasi u zbulua se ishte një vepër e Johann Berthelsen. Banorja e Dayton, Marissa Alcorn, tha se ajo dhe i fejuari i saj ndaluan në një dyqan të Goodwill pas darkës dhe po përgatiteshin të largoheshin kur ajo vuri re një kornizë interesante mbi një karrocë që një punonjës i dyqanit sapo kishte sjellë nga magazina. Alcorn i tha televizionit WDTN se mendoi se ishte një “pikturë e tmerrshme”, por vendosi ta blinte sepse kushtonte vetëm 2.99 dollarë.

Ajo tha se po e vendoste pikturën në makinë kur diçka i tërhoqi vëmendjen. “Ishte një pllakë e vogël në fund të kornizës. Nga kureshtja, kërkova emrin dhe zbulova se ishte Johann Berthelsen”-tha Alcorn. Berthelsen, impresionist i njohur amerikan, vdiq në vitin 1972. “Mendimi im i parë ishte: ‘Kjo nuk është e vërtetë. Me siguri është një falsifikim”-tha ajo.