Hapet pjesërisht rruga Qukës-Qafë Plloçë. Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet me destinacion fshatrat e Pogradecit, që lidhen me këtë aks. Kjo pasi u bë largimi i gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë, si pasojë e shirave dhe motit të keq që nuk kurseu as qarkun e Korçës.
Aktualisht firma është duke pastruar rrugën nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme.
Kjo rrugë, herë pas here ka shënuar problematika të shumta sa i përket rrëshqitjes së dherave e masiveve shkëmborë, duke çuar në bllokime.