Aktualitet

U ekstradua nga Dubai për ekzekutimin e Gjin Ndojit, Apeli lë në burg Denis Brajoviçin!

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Denis Brajoviç.

LEXO EDHE: U dyshua si shënjestra e masakrës në Shkodër, Erogen Vaso: Distancohem nga informacionet për lidhje me grupe kriminale!

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se ai ekstradua disa kohë më parë drejt vendit tonë, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.

Denis Brajoviç, u arrestua në shkurt të vitit 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas u ekstradua në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci për atentatin me 2 viktima: Ngjarje që duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër!

Sipas përgjimeve në aplikacionin “SKY”, që dolën gjatë “Metamorfozës”, vrasja u organizua nga Behar Bajri.

Ndaj Bajrit rëndon akuza e vrasjes së Gjin Boriçit, ngjarje e ndodhur në 2020-ën në Vaun e Dejës me porosi të dhënë nga Behar Bajri, ndërsa kërkesa ishte bërë nga biznesmeni i zhdukur Ervis Martinaj. Në vitin 2023 u ekstradua nga Franca, Behar Bajri i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash të rënda penale. Ai rezulton i përfshirë edhe në dosjen “Metamorfoza” ku përmenden emra të kriminelëve të tjerë të rrezikshëm, biznesmenëve e deri tek zyrtarë policie që aktualisht janë nën masë arresti.  Më 21 shkurt të këtij viti, me urdhër të SPAK u arrestua Safet Bajri i njohur si “i forti i Shkodrës”. Ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal.