Les O’Donnell, 70 vjeç nga Anglia, u gjobit me 260 euro nga këshilli lokal për hedhjen e një cigareje nga dritarja e makinës. Ai thotë se polici e kishte keqkuptuar, pasi thjesht kishte kollitur dhe kishte hedhur jashtë sekrecionet e hundës. Pensionisti kishte qenë duke udhëtuar pas vizitës tek mjeku dhe nuk kishte një farsoletë për të pastruar hundën.

Ai apeloi gjobën, por këshilli e hodhi poshtë apelimin bazuar vetëm në deklaratën e oficerit. Les thotë se nuk ka hedhur kurrë mbeturina dhe është i gatshëm të shkojë në gjyq për të mbrojtur veten. Ai gjithashtu kritikon se shumë të tjerë hedhin cigare pa u ndëshkuar, ndërsa ai po gjobitet për një keqkuptim.