Adrian Bajrami zgjodhi të largohej nga Shqipëria, për të kaluar në radhët e përfaqësueses së Zvicrës. Së fundmi, në një intervistë të dhënë, mbrojtësi u shpreh i lumtur për ftesën.
“Telefoni im nuk po ndalet. Po pranoj numër të madh të mesazheve dhe përgëzimeve nga familja dhe shoqëria, që natyrisht se më bëjnë shumë të lumtur. U linda dhe u rrita në Zvicër. Është shtëpia ime. Qëkur nisa të luaja për Luzernin, e kam ndier se sa më rehat ndihem këtu. Nuk mundem, nuk dua dhe asnjëherë nuk do t’i fsheh rrënjët shqiptare. Jam krenar për këtë. Por është e qartë se ndihem në shtëpi në Zvicër”. Xhaka? Ende nuk e njoh atë personalisht, por mezi pres që ta takojë. Ai është model për shumë futbollistë të rinj. Ishte njësoj për mua. Gjithmonë e kam ndjekur Granitin”.- tha Bajrami.
Në lidhje me këtë vendim të mbrojtësit 23-vjeçar, ka reaguar edhe vetë trajneri i Zvicrës, Murat Jakin.
Ai u shpreh në konferencë shtypi se e ka ndjekur futbollistin.
“Ai është një lojtar interesant, zhvillimin e të cilit po e monitorojmë nga afër”, u shpreh trajneri Murat Jakin.
Ndërkohë, edhe drejtori teknik i Zvicrës, Pierluixhi Tami ka reaguar në lidhje me këtë vendim, duke u shprehur se stafi ka qenë në kontakt me futbollistin dhe shkak për këtë, është bërë edhe fakti që Zvicra vetëm në ditët e fundit humbi dy lojtarë. Leon Avdullahu vendosi të largohej duke përfaqësuar Kosovën, ndërkohë që Eman Kospo u largua nga Zvicra dhe kaloi me Bosnjen.