Plot 9 vite kanë kaluar nga koha kur Michael Jackson u nda nga jeta, ndërsa në Londër, ylli i “Pop”-it është përkujtuar përmes një ekspozite të veçantë. Në të, Jackson përshkruhet si shpëtimtar, shenjt, sipërmarrës, ikonë, monark, i maskuar dhe misterioz. Galeria Kombëtare e Arteve në Londër qëndron hapur prej 25 qershorit, duke pritur mijëra vizitorë për të parë në një këndvështrim më bashkëkohor jetën e “Mbretit të Popit”. Pjesë e ekspozitës është edhe portreti i fundit i tij, përpara se të ndërronte jetë. Ekspozita titullohet “Mbi mur” ku pas Londrës do të vijojë turin në Paris, Bon dhe Finlandë.