Auto & Moto

Uber dhe Momenta do të testojnë makina plotësisht autonome?!

Uber dhe një nga shumë partnerët e saj robotaksi, kompania Momenta, do të testojnë automjete plotësisht autonome në Gjermani vitin e ardhshëm. Lajmi vjen në një kohë kur Evropa ende mbetet prapa SHBA-së dhe Kinës për sa i përket numrit të shërbimeve robotaksi që operojnë komercialisht. Kompanitë e përmendura deklarojnë se do të testojnë automjete autonome të nivelit 4 në Mynih nga viti 2026. Niveli 4 nënkupton automjete plotësisht autonome, pa shoferë, të cilat mund të funksionojnë kudo brenda një zone të përcaktuar gjeografike.

Nëse gjithçka shkon sipas planit në Mynih, Uber pretendon se robotaksi Momenta mund të vijë në më shumë qytete evropiane në vitet e ardhshme. Përveç Uber dhe Momenta, Baidu dhe Lyft planifikojnë të prezantojnë taksi pa shofer në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani deri në vitin 2026. Volkswagen gjithashtu ka testuar automjete autonome në Gjermani për disa vite dhe së fundmi njoftoi se do të lansojë shërbimin e vet robotaksi me Uber në Los Angeles vitin e ardhshëm.

Uber po piloton një opsion të ri për aplikacionin e saj në SHBA që do t’u lejojë pasagjereve femra të kërkojnë shofere femra, një veprim që vjen pasi kompania është përpjekur prej kohësh të parandalojë sulmet seksuale në platformën e saj. Funksioni, i quajtur Preferencat e Grave, do të lançohet në një fazë pilot në Los Angeles, San Francisco dhe Detroit. Kjo shënon herën e parë që aplikacioni popullor për ndarjen e udhëtimit po e sjell këtë opsion në shërbimin e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi e lançoi atë në 40 vende të tjera.