Aktualitet

Udhëtonte me 6 pakistanezë drejt Malit të Zi, arrestohet 32-vjeçari

Policia kufitare vuri në pranga një 32-vjeçar i cili tentoi të transportonte gjashtë pakistanezë drejt Malit të Zi, nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë shtetasin Ardian Meta 32 vjeç, banues në Tiranë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.