UEFA publikon renditjen e re për klubet, klasifikim sipas të cilit do të nisë dhe sezoni 2018-2019 e që hyn në fuqi më 15 Qershor. Kryesimin vijon ta mbajë fituesi i Ligës së Kampionëve, Reali i Madridit, i ndjekur nga Bayern Munchen e Barcelona, që rikuperuan ndaj Atletico Madrid-it, në vendin e 4-rt. Juventusi, Kampion i Italisë, konfirmohet më i miri mes italianëve, i renditur i 5-ti. Dhjetëshen e më të mirëve e plotësojnë Sevilla, Paris SG, Manchester City, Arsenal dhe Porto. Ndërkaq, Milani zbret në pikiatë me 33 pozicione, tashmë i 86-ti në klasifikimin e UEFA-s për klubet e futbollit.