Në një zhvillim të fundit që trajton debatin mbi ndikimin mjedisor të teknologjive të Inteligjencës Artificiale, Sam Altman i OpenAI ka reaguar ndaj kritikave nga komuniteti anti-AI. Në një postim në platformën X, Altman ka përdorur një analogji të thjeshtë për të ilustruar kontradiktën në argumentet e këtyre kritikëve. Ky reagim vjen në një kohë kur diskutimet rreth përgjegjësisë mjedisore të AI janë intensifikuar, veçanërisht pas lançimit të versionit të përmirësuar të ChatGPT-4o.
“Mua më pëlqen kur grupi anti-AI shpik gjëra rreth përdorimit tonë të ujit ndërkohë që hanë një hamburger”-deklaroi Sam Altman në postimin e tij në X, duke iu referuar një postimi paraprak i cili argumentonte se përdorimi i ChatGPT-it nga kompania e tij nuk paraqet një kërcënim të madh për mjedisin apo burimet natyrore. Komentet e Sam Altman theksojnë një perspektivë të balancuar në debatin për ndikimin mjedisor të Al, duke sugjeruar që kritikat duhet të konsiderojnë gjithashtu ndikimet e aktiviteteve të përditshme me konsum të lartë të burimeve.
Ky rast nxjerr në pah rëndësinë e një analize të plotë dhe të drejtë kur bëhet fjalë për përgjegjësinë mjedisore, duke mos u fokusuar vetëm tek teknologjitë e reja, por edhe tek praktikat tradicionale që kanë një ndikim të konsiderueshëm në mjedis. Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAI ka thënë së fundmi për Sky News se platforma e tij nuk është në shitje pasi një grup i udhëhequr nga Elon Musk nisi një ofertë të pakërkuar prej 97.4 miliardë dollarësh brenda natës. Sam Altman, i cili po merr pjesë në Samitin e AI në Paris me liderë botërorë, u pyet nëse ai ende mund të përballojë të blejë vetë OpenAI pas ofertës së Musk. “Bordi do të vendosë se çfarë të bëjë, misioni është vërtet i rëndësishëm dhe ne jemi plotësisht të përqendruar në sigurimin që ta ruajmë atë”-i tha ai redaktorit të shkencës dhe teknologjisë së Sky, Tom Clarke.