Të paktën 18 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi masiv në Odesa të Ukrainës, ndërsa janë dëmtuar edhe objekte banimi e sociale, si edhe biznese.
Sipas kreut të administratës ushtarake të rajonit, Serhii Lisak, sulmet kanë goditur disa lagje të qytetit, duke shkaktuar zjarre në ndërtesa shumëkatëshe e në banesa private. Informacioni u raportua nga agjencia ukrainase Ukrinform.
Autoritetet bëjnë të ditur se dëmet më të mëdha janë regjistruar në rrethin Primorsky, ku disa ndërtesa kanë pësuar shkatërrime të konsiderueshme.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren për shuarjen e zjarreve dhe për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve, ndërsa bilanci i viktimave mund të ndryshojë në orët në vijim.