Në Ukrainë ekzekutohet një gazetar rus, kritik i Kremlinit. Arkady Babchenko u qëllua për vdekje me armë zjarri, pranë shtëpisë së tij në Kiev. Në 2016-ën, Babchenko bëri një shkrim lidhur me një avion ushtarak rus dhe prej asaj kohe, merrte kërcënime me vdekje, ndaj zgjodhi të largohej nga Rusia. Fillimisht, gazetari u shpërngul në Çeki e më vonë në kryeqytetin e Ukrainës.