Ujësjellës-Kanalizime Tiranë dha alarmin për ujin që shpërndahet me auto-botë në kryeqytet, që e cilësoi të patrajtuar. UKT tha se kushtet higjienike të tyre nuk kontrollohen nga asnjë institucion i specializuar. Nga aksioni 24 orësh u konstatua gjithashtu se asnjë subjekt privat nuk ka licencë për të shitur ujë me shumicë në treg.