Aktualitet

Ulet numri i të prekurve me grip, ISHP: Mos nënvlerësoni problemet!

Instituti i Shëndetit Publik thekson se situata gripale paraqitet në rënie javët e fundit. Në një njoftim të fundit nga ISHP-ja informohet se infeksionet akute respiratore paraqiten në rënie megjithatë ende mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A. ISHP-ja u kërkon qytetarëve që të mos nënvlerësojnë problemet që mund të kenë me shëndetin, por të paraqiten te mjeku. Katër persona kanë humbur jetën deri tani si pasojë e komplikacioneve të gripit.