Prej muajit janar deri në 13 qershor të këtij viti rreth 2500 refugjatë kanë hyrë në Shqipëri dhe 1500 kanë kërkuar azil. Shifrat u bënë të ditura nga e UNHCR-ja. Organizata për mbrojtjen e refugjatëve thotë se situata nuk mund të quhet krizë, dhe sfidat e krijuara janë përballuar dhe pritet të përballohen nga aktorët përkatës. Sipas UNHCR-së “Shqipëria, e ka menaxhuar rritjen e numrit të refugjatëve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ka respektuar të drejtën për të kërkuar azil”.