Celebrities Showbiz

Unikkatili zbulon emrin e banorit që mbështet në “Big Brother”?

Reperi i njohur Unikkatil ka bërë një surprizë të këndshme për banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin, duke i dedikuar një InstaStory.

Në këtë postim, Unikkatil ka shpërndarë një video të Gjestit brenda shtëpisë dhe e ka etiketuar atë. Gjesti duket i qetë ndërsa ka thënë një mesazh për reperin:

Unikkatil, një foto me ty pas Big Brother

– duke e ftuar atë për një takim për të realizuar një foto pas përfundimit të programit.

Përgjigjja e Unikkatil ka qenë e mbushur me humor, duke shkruar:

Haha, ok lajmëromu kur ta kryesh

Ky postim ka sjellë shumë reagime nga ndjekësit e të dyve, duke u bërë atë një temë të nxehtë diskutimi në mediat sociale.

Gjesti, i cili është shndërruar në një nga personazhet më të komentuar pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania, ka krijuar një ndikim të madh në publik dhe është një nga emrat më të përfolur në shoqërinë shqiptare.