Gossip Showbiz

Urimi i ndjerë i Robin Krasniqit për bashkëshorten e tij do t’ju prekë zemrën!

Modelja e njohur shqiptare, Marigona Krasniqi, po feston sot (e diel) ditëlindjen, duke marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit, mes tyre edhe një dedikim të veçantë nga bashkëshorti i saj, boksieri Robin Krasniqi.

Në një postim në Instagram, Robin Krasniqi i shprehu fjalët më të ndjera partneres së tij, duke e falënderuar për dashurinë, mbështetjen dhe mirëkuptimin që i ka dhënë gjatë viteve.

Ai e quajti Marigonën “gruan dhe nënën e fëmijëve të tyre” dhe uroi që ajo të ketë një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur pranë familjes.

Mirësia jote dhe shpirti yt i bardhë më bëjnë burrin dhe babanë më të lumtur në botë. Uroj që të kem pranë deri në frymën time të fundit

-shkroi ndër të tjera boksieri, duke e shoqëruar urimin me fjalë dashurie dhe falënderime për gjithçka që ajo ka bërë për të.