Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh dhe, për finalen, ne ua bëjmë edhe më të vështirë. “Big Brother VIP” sot keni mundësi ta gjeni në Top Albania Radio, për ju që nuk mundeni të jeni afër ekranit dhe nuk do donit ta humbisnit. Edhe pse jemi të bindur që nuk është e njëjta gjë, fenomenit “BBV” nuk mund t’i iki as TAR. Me komentin e moderatorëve tanë, e ashtuquajtura “epidemi popullore” vjen e komentuar moment mbas momenti me të ftuar nga më pikantët në një watch party të vërtetë të dokumentuar në radio.
Live nga tapeti i kuq, Livia Brunga dhe Ina Pashollari intervistuan ish-banoren Gretën.
Greta: Është një person i zemrës dhe i uroj me shpirt të jetë ajo fituesja, i ka dhënë shumë këtij formati, të gjitha ngjyrat e saj, ka luftuar për të arritur këtu sot.
Ka ardhur mamaja, tezet, do vijë vëllai.