Botë e Çuditshme

18 mijë euro për të qëndruar 2 muaj në shtrat, Agjencia Europiane e Hapësirës zbulon motivin e këtij eksperimenti!

Agjencia Europiane e Hapësirës po paguan 12 persona me nga 18 mijë euro për të qëndruar 2 muaj të shtrirë në shtrat si pjesë e një studimi. Qëndrimi shtrirë mund të duket si relaksues, por personat që marrin pjesë në këtë studim do të duhet të lëvizin së bashku me krevatin ku do të qëndrojnë të shtrirë, si dhe t’u nënshtrohen gjatë gjithë kohës kontrolleve mjekësore.

Ky studim i kryer nga Agjencia Europiane e Hapësirës ka si synim të zbulojë se çfarë i ndodh trupit të njeriut në hapësirë dhe të merren masa për t’i përballuar ato. Eksperimenti zgjat 88-ditë në total, ndërsa në të po marrin pjesë persona të moshës nga 20 deri në 45-vjeç. Për 60 ditë, pjesëmarrësit do të qëndrojnë të shtrirë në shtretër. Vaktet e ushqimit, dushi, madje edhe për nevojat personale, këta persona do të qëndrojnë me njërën shpatull të vendosur në dyshek, me një kënd 6 gradë.

Qëndrimet e gjata në orbitë ndikojnë në muskujt dhe kockat e tyre. Ndalesa tjetër për një udhëtim të simuluar në hapësirë me 12 vullnetarë të tjerë do të jetë në Slloveni në Institutin Jožef Stefan. Studiuesit do të kryejnë një raund të ri studimesh 60-ditore që kombinojnë ushtrimet me dridhje dhe gravitetin artificial.

A jeni kurioze të dini se çfarë ndodh me menstruacionet nëse jeni në hapësirë?! Këtë përgjigje mund ta kthejë vetëm Samantha Cristoforetti tashmë e njohur si Astrosamantha. Gjatë misionit të saj të dytë në hapësirë (Minerva), i cili zgjati 170 ditë dhe përfundoi më 14 tetor të kaluar, Samantha iu përgjigj pyetjeve që vinin nga ndjekësit e saj, duke zbuluar detaje dhe kuriozitete të jetës në hapësirë.