Botë e Çuditshme Health & Beauty

Çfarë ndodh me menstruacionet në hapësirë? Këtë përgjigje jua jep astronautja Samantha Cristoforetti!

A jeni kurioze të dini se çfarë ndodh me menstruacionet nëse jeni në hapësirë?! Këtë përgjigje mund ta kthejë vetëm Samantha Cristoforetti tashmë e njohur si Astrosamantha. Gruaja e parë italiane në ekuipazhet e Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe gruaja e parë komanduese evropiane e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, Cristoforetti është bërë astronautja e parë që sjell komunikimin shkencor nga hapësira në TikTok.

Samantha ka hyrë në histori edhe si astronautja e parë tiktoker në botë. Gjatë misionit të saj të dytë në hapësirë (Minerva), i cili zgjati 170 ditë dhe përfundoi më 14 tetor të kaluar, Samantha iu përgjigj pyetjeve që vinin nga ndjekësit e saj, duke zbuluar detaje dhe kuriozitete të jetës në hapësirë. Ndërkaq, një përdorues e pyeti se si menaxhohen menstruacionet kur njeriu jeton në orbitë. Samantha u përgjigj:

Astronautët kanë gjithmonë në dispozicion të gjithë higjienën e nevojshme për të menaxhuar menstruacionet. Shkurtimisht, nga tamponët klasikë te pecetat higjienike, stacionet hapësinore kanë gjithçka që nevojitet në ato ditë. Në stacionin në orbitë, ka diçka shumë të ndryshme nga tualetet tona, një sistem i sofistikuar pastrimi i aftë për të transformuar urinën në ujë të pijshëm, i ashtuquajturi UPA (Urine Processing Assembly). Duke pasur parasysh se gjaku menstrual mund të shkaktojë probleme për sistemin, ose në çdo rast të bëjë të nevojshme përdorimin e filtrave shtesë, shumica e astronautëve mund të zgjedhin të pezullojnë ciklin e tyre menstrual për periudha të gjata duke përdorur pilula ose pajisje intrauterine.