Celebrities Music

“Grammy-s 2021”/Njihuni me fituesit e mbrëmjes!

“Grammy 2021”, Beyonce dhe Taylor Swift bëjnë historinë! Mbretëresha e mbrëmjes në “Los Angeles Convention Center” ishte Beyonce, e cila vendosi rekord të ri duke fituar për herë të 28-të dhe bëhet femra më e vlerësuar e të gjitha kohërave. Me “Black Parade”, pranoi trofeun për “Performancën më të Mirë R&B” dhe u shpreh e nderuar.

Gjithashtu, fitoi për “Videon Muzikore më të Mirë” me “Brown Skin Girl”, për të vijuar me triumfin për “Performancën më të Mirë Rap” e “Këngën më të Mirë Rap” me “Savage” bashkë me Megan Thee Stallion.

“Folklore” i Taylor Swift-it u shpall albumi i vitit. 31-vjeçarja është femra e parë që në këtë kategori ka fituar Grammy për herë të tretë duke barazuar Frank Sinatra-n, Stevie Wonder-in e Paul Simon-in.

Me “Watermelon Sugar”, Harry Styles triumfoi si “Performanca më e Mirë Pop Solo”. Për artistin anglez, ish-anëtar i grupit “One Direction”, kjo ishte pjesëmarrja e parë që kulmoi dhe me një fitore në edicionin e 63-të të atyre që njihen si Oscar-ët e muzikës.

John Legend me “Bigger Love” është fituesi i “Albumit Më të Mirë R&B të vitit”. I veshur me një robdishamber Versace, ai po gatuante në momentin kur iu komunikua fitorja.

https://youtu.be/1XjsKwO6ags

Nuk mund të dilte “duarbosh” as Dua Lipa. Këngëtarja me origjinë shqiptare rrëmbeu çmimin për “Albumin më të Mirë Pop Vocal”.

Falenderime pafund! Kjo është çmenduri! “Future Nostalgia” është e gjithë bota për mua e më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra.

 

“I Can’t Breathe” i H.E.R, emri i vërtetë i së cilës është Gabriella Wilson është “Kënga Më e Mirë e Vitit” dhe fitoren e njoftoi prezantuesi i edicionit të 63-të të çmimeve Grammy, komiku anglez Trevor Noah. U mbyll kështu një ceremoni që u shënua nga akuzat për korrupsion, ironitë e bojkotet.

Për të dytin vit radhazi, Billie Eilish ka fituar çmimin “Single i vitit” me “Everything i wanted”.

Ndërkaq, fituesit e kategorive të tjera janë:

Performanca më e mirë pop duo:

Fitues: Rain on Me – Lady Gaga With Ariana Grande

Albumi më i mirë R&B album:

Fitues: It Is What It Is – Thundercat

Albumi më i mirë rep:

Fitues: King’s Disease – Nas

Performanca rap më e mirë:

Fitues: Lockdown – Anderson .Paak

Albumi më i mirë dance/electronic:

Fitues: Bubba – Kaytranada

Performanca rock më e mirë:

Fitues: Shameika – Fiona Apple