Bota Botë e Çuditshme

28 vjeçarja vendos t’i japë fund jetës me eutanazi, shkak depresioni!

Një 28-vjeçare, fizikisht e shëndetshme, ka vendosur t’i japë fund jetës së saj nëpërmjet eutanazisë për shkak të betejave të saj me depresionin, autizmin dhe çrregullimin e personalitetit kufitar. Zoraya ter Beek, e cila jeton në një fshat të vogël në Holandë afër kufirit gjerman, është planifikuar të eutanizohet në maj, pavarësisht se është e dashuruar me të dashurin e saj 40-vjeçar dhe jeton me dy mace.

Ter Beek, e cila dikur aspironte të bëhej psikiatre, është përballur me probleme të shëndetit mendor gjatë gjithë jetës së saj. Ajo tha se vendosi të eutanizohej pasi mjekët i thanë: “Nuk mund të bëjmë asgjë më shumë për ty. Nuk do të bëhet kurrë më mirë,”. “Unë kam qenë gjithmonë shumë e qartë se nëse nuk përmirësohem, nuk mund të vazhdoj,”-tha ter Beek.

Nuk e shoh si largimin e shpirtit tim, por më shumë si veten time duke u çliruar nga jeta. Unë do të shtrihem në divan në dhomën e ndenjes. Mjeku do të pyes edhe një herë nëse jam e sigurt dhe do të fillojë procedurën dhe do të më uroj një udhëtim të mbarë. 

Ajo i ka kërkuar të dashurit të saj që të jetë me të deri në fund. Ai do të shpërndajë hirin e saj në “një vend të bukur në pyll” që ata kanë zgjedhur së bashku.

Kam pak frikë nga vdekja, sepse është e panjohura përfundimtare. Ne nuk e dimë vërtet se çfarë do të ndodhë më pas apo nuk ka asgjë? Kjo është pjesa e frikshme.

Më shumë njerëz po vendosin t’i japin fund jetës së tyre ndërsa vuajnë nga një sërë problemesh të tjera të shëndetit mendor si depresioni ose ankthi i përforcuar nga pasiguria ekonomike, ndryshimet klimatike, mediat sociale dhe çështje të tjera.