Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Love & Sex

Të famshmit që e kanë gjetur dashurinë pas moshës 40-vjeç!

Kush tha që dashuria ka një moshë? Dhe nëse nuk besoni, thjesht duhet të shikoni të gjithë të famshmit që pasi mbushën 40-vjeç, ose edhe më të vjetër akoma, arritën të gjenin lumturinë, dashurinë dhe afeksionin në një partner i cili do të jetë atje për t’i mbështetur ata në rrugëtimin e jetës.

Ndërkaq, 4.20 miliardë njerëz po përdorin mediat sociale në ditët e sotme, sipas studiuesve. Rreth 7.86 milion njerëz po përdorin aplikacione të ndryshme për takime në internet, duke shpresuar të gjejnë dashurinë e tyre. Disa nga personazhet e famshëm arritën të gjenin dashuri në internet.

Njihuni me të famshmit që e kanë gjetur dashurinë pas moshës 40-vjeç:

James Brolin dhe Barbra Streisand.

Një nga aktoret më të njohura në botë në vitin 1998 vendosi t’i thoshte po James Brolin, i cili është një aktor, producent dhe regjisor. Në atë kohë, Streisand ishte 56-vjeçe dhe Brolin ishte gati të mbushte 58-vjeç. Sot, ata janë ende të martuar dhe të lumtur me njëri tjetrin.

Salma Hayek dhe François-Henri Pinault.

Në mars të vitit 2007, kur Salma Hayek ishte 40-vjeçe, njoftoi se jo vetëm që ishte e fejuar, por se ishte edhe shtatzënë. Djali me fat nuk ishte askush tjetër veç biznesmeni francez 46-vjeçar, François-Henri Pinault. Në vitin 2009, çifti i lumtur u martua dhe ata kanë vetëm një vajzë së bashku, Valentina.

 Gwen Stefani dhe Blake Shelton.

Një marrëdhënie romantike midis mbretit të muzikës Country dhe yllit të muzikës pop mund të duket e paimagjinueshme për shumë njerëz por nuk është kështu për Gwen Stefani dhe Blake Shelton. Çifti i lumtur u dashurua për herë të parë në spektaklin “The Voice” në vitin 2015. Po atë vit, ata njoftuan për publikun se ishin një çift së bashku. Gwen ishte 46-vjeçe dhe Shelton 39-vjeç.

 Sofía Vergara dhe Joe Manganiello.

Aktorja Sofía Vergara filloi të dilte me Joe Manganiello në vitin 2014. Në atë kohë, Vergara ishte 42-vjeçe dhe aktori Joe ishte gati të mbushte 38-vjeç. Por në vitin 2015 ata u martuan dhe Sofia ishte 43-vjeçe.

Vanessa Williams dhe Jim Skrip.

Vanessa Williams u martua me partnerin e saj aktual, Jim Skrip, në vitin 2015 kur ajo ishte 52-vjeçe dhe ai ishte 55-vjeç. Çifti kishte qenë në një lidhje për 3 vite para martesës. Ata u takuan për herë të parë në Egjipt.