Botë e Çuditshme

30-vjeçarja arrin të mbetet shtatzënë falë nënës së saj e cila i dhuroi mitrën!

Kur Kirsty Bryant u bë gruaja e parë në Australi që mori një transplant të mitrës, ajo nuk priste kurrë të mbetej shtatzënë vetëm disa muaj më pas. 30-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni 16-orësh në janar pasi mori një mitër të dhuruar nga nëna e saj, 54-vjeçarja Michelle Hayton. Tashmë Bryant është 7-javëshe shtatzënë. Kristy u shpreh se:

Është shumë surreale. Është një ndjenjë e mrekullueshme. Isha shumë e emocionuar kur e mora vesh. Është kaq e mrekullueshme që trupi im mund ta bëjë këtë dhe që mamaja ime ma ka dhënë këtë dhuratë. Mamaja është shumë e emocionuar. Ajo mezi pret të mirëpresë një nip në familje … ajo është mbi hënë.

Bryant iu nënshtrua transplantit të mitrës si pjesë e një prove kërkimore në Spitalin Mbretëror për Gratë në Sidnei. Ajo aplikoi për provë klinike pasi humbi mitrën e saj menjëherë pas lindjes së vajzës së saj të parë, Violet.

Disa vite më parë, nuk e mendoja se do të mund të mbaja një fëmijë përsëri. U gëzova pa masë kur mora vesh se isha shtatzënë.

Bryant do të monitorohet nga afër gjatë shtatzënisë së saj, e cila konsiderohet me rrezik të lartë. Fëmija vjen në fund të dhjetorit.