Love & Sex

5 arsye pse duhet të masturboheni para se të dilni në një takim!

Ju qartëson mendjen

Doktori i specializuar për çështjet seksuale, Tami Prince tregon se:

Masturbimi para takimeve çliron çdolloj tensioni seksual që një grua e mban larg nga të qenit e përqëndruar në takim. Nëse një grua mendon gjatë kohës që është në takim për seks, e humb gjithë bisedën më domethënëse dhe nuk kalon një kohë të mirë me partnerin.

Ju ndihmon me gjendjen tuaj emocionale

Dr. Prince shpjegon se masturbimi mund t’ju ndihmojë të çlironi energji. Kur masturboheni trupi juaj prodhon endorfina, të cilat ju vendosin në një gjendje kënaqësie dhe dopaminë, e cila redukton stresin.

Mund ta mendoni atë gjithashtu edhe si një formë meditimi që ju lejon të përqëndroheni herë pas here.

Ju rrit vetbesimin

Autorja e librit ‘The Good Girl’s Guide to Sexual Empowerment’, August McLaughlin rekomandon masturbimi si prioritet për vajzat dhe thekson se:

Duhet ta shohin aq të rëndësishëm sa kujdesi ndaj vetes, si takimet me doktorin. I ndihmon të ndihen me vetbesim, seksi dhe të fuqishme. Të kesh si prioritet vetëkënaqësinë tregon forcë në vetvete.

Sjell një seks më të mirë

Sipas, Dr.Prince:

Masturbimi sjell rritjen e lubrifikimit vaginal, gjithashtu dhe dëshirën seksuale, e cila kthehet në një lehtësi për orgazëm.

Edhe nëse po planifikoni të kryeni marrëdhënie pas takimit, masturbimi më para ju ndihmon ta sillni trupin në formë për seks.

Ju ndihmon të udhëzoni partnerin e ri

Dr. Prince shton se njerëzit që masturbohen më shpesh kanë eksperienca më të mira seksuale.

Një partner në shtrat nuk mund të kënaqë partneren e tij deri në pikën e orgazmës, nëse ajo nuk mund t’i tregojë se çfarë i pëlqen ose jo.