Celebrities Live From Tirana Music

5 këngët e preferuara të Einxhel Shkirës lidhen me rrugëtimin e saj në “Big Brother Vip”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja finaliste e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira. Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të këtij edicioni, Einxheli është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera. Nga rrugëtimi i saj në “Big Brother” e deri te raporti me Dagzin, Einxhel i zbulon të gjitha. 

Ndërkaq, Einxhel na prezanton gjithashtu me 5 këngët e saj të preferuara.

1. Masked Wolf – “Astronaut in the Ocean”

Kjo më kujton mëngjesin e parë në ‘Big Brother’. Kënga e parë që kam dëgjuar kur kam hapur sytë mëngjesin e parë në atë shtëpi. Triksa e kishte si makth sepse i kujtohej dita e parë sepse thua ‘o zot ku jam, pse ka njerëz të tjerë këtu’.

2. The Weeknd – “Save Your Tears”

Kur jam kthyer nga Afrika, teksa kam qenë në avion kam dëgjuar të tërë albumin e The Weeknd. Nuk ka asnjë lidhje romantike me mua por kur e dëgjoja më jepte një energji pozitive, më jepte motivim që t’i ruaja lotët e mi sepse nuk është mirë t’i shpërdorosh për njerëz pa vlerë. Brenda në ‘Big Brother’ më kujtonte që duhet t’i ruaja lotët për gjëra pa rëndësi, apo për njerëz që nuk do të linin shenjë në jetën time.

3. Reamonn – “Supergirl”

Kjo kënga është aktuale dhe është edhe pak retro. Kur ka dalë isha shumë e vogël, ishte një periudhë e turbullt e jetës sime, ishte periudha para se të nisja të punoja në ekran. Isha 21-22 vjeçe dhe rigjeta veten tek kjo këngë. Kur është vënë në ‘Big Brother’ jam emocionuar dhe kam falenderuar Vëllain e Madh. Gjeja njëfarë qetësie shpirtërore dhe lidhet me faktin që ajo vajza që ruan lotët e lë pas atë që e ka vrarë dhe fluturon drejt një eksperience tjetër për t’ja dalë mbanë.

4. Gent Disha, Ketjona Pecnikaj – “A mjaftojmë”

Unë e kam dëgjuar këtë këngë kur Dagzi doli nga shtëpia e “Big Brother”. Përkoi me javën që Dagzi kishte dalë, isha e vrarë shpirtërisht dhe më bëri të mendoj për marrëdhënien me të.

5. Sia – “Unstoppable”

Arsyeja pse e kam zgjedhur është se kur dola gjeta pafund video që mendonin se kjo këngë më përshtetej mua dhe rrugëtimit tim. Sidomos 3 javët e fundit që theva krahun, dhimbja ka qenë kolosale, kur e kujtoj sot kam më shumë trauma se kur më ka ndodhur. Të humbisja luftën vetëm se u pengova? Nuk më ndaloi asgjë, asnjë situatë që të shkoja aty ku doja dhe këtë mesazh kam dashur të japë që forca nuk është të jesh e pathyeshme por edhe pse thyhesh të mos ndalesh dhe të vazhdosh.