Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/Einxhel Shkira: “Dagzi është njeriu që unë dua, lidhja jonë më duket si film…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja finaliste e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira. Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të këtij edicioni, Einxheli është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera. Ndërkaq, tani që Einxheli është jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, çfarë do të kishte dashur t’i thonte vetes të bënte ndryshe?

Do t’i thoja të mos harronte që atë rrugëtim e nisi për një kauzë, por personi që bëri sakrificën për gjithë këtë rrugëtim ishte vetja e saj dhe duhet të mendonte më shumë për veten e saj. Po të më kishin kuptuar aty brenda, kam qenë gjithçka përveç se egoiste.

Sa i përket nominimeve, Einxheli ka thyer rekord si banorja më e nominuar. A ka diçka Einxheli për të thënë në lidhje me këtë?

Dinamika e lojës atë ka, që disa lojtarin e fortë e mbajnë mik, ka edhe të tjerë që duan ta nxjerrin. Por ja që nuk ndodhi që unë të dilja pavarësisht nominimeve. Përsa i përket rrugëtimit tim aty do të doja të kisha menduar më shumë për veten dhe lojën dhe të mos e përdorja aq shumë zemrën sepse rrezikon të lëndohesh. Nga njerëzit jam akuzuar sepse nuk kam qarë, edhe unë i vuaj gjërat por kam përmbajtje emocionale. Familja ime janë habitur me mua, sepse nuk më kanë parë kurrë të qajë aq shumë. Aty amplifikohen situatat sepse çdo gjë e asocionon me botën jashtë. 

Sa i përket marrëdhënies me Dagzin, Einxhel shprehet me këto fjalë zemre:

Mendoj se deri në momentin që ti e sheh që ai është i gatshëm të jetë aty për ty në çdo moment, të do ashtu si je, mendoj që mjafton dhe sakrifica ja vlen. Nuk ka asgjë të keqe të lidhesh në ekran, nuk e kisha bërë kurrë, shoqëria më ka parë për herë të parë në ‘Big Brother’ si kam qenë në një raport intim, ja ka vlejtur sepse kam kujtimet më të bukura. Më duket si film lidhja jonë dhe jam krenare për rrugëtimin tonë si çift. Mendoj se kujtimet nuk mjaftojnë, duam të kemi më shumë. Gjithçka tjetër ka mjaftuar që unë të besoj që Dagzi është njeriu që unë dua. Kam mundësi t’i them nëpërmjet radios suaj që: ‘Hey Dagz, të du fort’.