Aktualitet

5 këshilla se si të hiqni dorë nga duhani

Pirja e duhanit është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjeve dhe sëmundjeve. Ky zakon mund të çojë në komplikime shëndetësore, por studimet e reja kanë sugjeruar se mund të ketë gjithashtu një ndikim negativ në marrëdhëniet tuaja.

Sipas një studimi të mbi 2000 duhanpirësve, gjysma e tyre e fshihnin këtë zakon nga të dashurit e tyre.

Por këto janë 5 hapat që do t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga cigrarja

1.      Mendoni se përse duhet apo dëshironi të lini duhanin

Duhet të përpiqeni të mendoni rreth arsyeve tuaja për ta lënë duhanin, përfshirë shëndetin, familjen apo punën.

Arsyet dhe përfitimet që do keni nga lënia e duhanit shkruajini në një letër, dhe kjo do t’ju lejojë të kuptoni rëndësinë e këtij vendimi dhe do t’ju ndihmojë të hiqni dorë përgjithmonë.

2.                 Vendosni të lini duhanin dhe qëndrojini këtij vendimi

Tregojuni miqve, familjarëve dhe kolegëve për vendimin tuaj për ta lënë duhanin dhe kjo do ju ndihmojë procesin, pasi ata nuk do ju ofrojnë më cigare ose mund t’ju ofrojnë mbështetje.

3.                 Përcaktoni një datë dhe përgatituni të hiqni dorë nga duhani

Përcaktoni një datë fikse se kur do lini duhanin dhe sigurohuni që të largoni paketat e cigareve, cigaret elektronike dhe sende të tjera të tilla nga shtëpia, makina apo zyra juaj deri në këtë datë, në mënyrë që të mos tundoheni.

4.                 Lëreni duhanin

Në datën e përcaktuar, duhet ta kishit përgatitur veten dhe të hiqnit qafe çdo gjë që lidhej me duhanin. Ju mund të dëshironi të keni me vete sende që do të ndihmojnë procesin, të tilla si çamçakëz, leukoplast me nikotinë ose spraj.

5.                 Qëndroni larg cigareve dhe shoqërimit me duhanpirës

Mos filloni më kurrë. Kjo është pjesa e vështirë, t’i përmbaheni asaj. Megjithatë, sa më gjatë të qëndroni pa pirë duhan, aq më shumë ka gjasa që ta lini përgjithmonë. Dy javët e para janë pjesa më e vështirë, përpiquni të shmangni gjërat që mund të nënkuptojnë se ka të ngjarë të rifitoni, si p.sh. pirja e duhanit apo shoqërimi me duhanpirësit jashtë në punë.