Showbiz

8 vite pas ndarjes nga jeta të Amy Winehouse, ish-bashkëshorti kërkon pasurinë e këngëtares

Blake Fielder-Civil është ish-bashkëshorti i këngëtares së ndjerë Amy Winehouse i cili 8 vite pas ndarjes nga jeta të saj kërkon paratë që mendon se i takojnë.

Vetë ylli i muzikës pop ka treguar shpeshherë nëpërmjet këngëve të saj marrëdhënien toksike me tyre po ashtu edhe familja e të ndjerës të cilët po mendojnë të nisin një betejë ligjore kundrejt tij.

Burime pranë familjes kanë treguar se Fielder-Civil është një njeri i cili i ka shkaktuar vetëm dëm këngëtares dhe nuk do të mund të përfitojë asnjë qindarkë më shumë nga pasuria e saj.

Ai ka qenë i pari i cili i mësoi Amy përdorimin e substancave narkotike dhe këtë e ka pranuar publikisht.