Ylli i filmit biografik “Back To Black”, Marisa Abela, është parë duke festuar me mikeshat e saj në Maltë, vetëm disa ditë para se të kurorëzojë dashurinë me të fejuarin e saj, Jamie Bogyo.
Aktorja 28-vjeçare, e cila u bë e njohur për interpretimin e Amy Winehouse në filmin e vitit 2024, tërhoqi vëmendje me pamjen e saj në bikini gjatë një udhëtimi luksoz me jaht dhe darkash elegante.
Çifti shpalli fejesën në korrik, pas katër vitesh lidhje, dhe pritet të organizojë një ceremoni private, raporton “DailyMail”.
Në rrjetet sociale, Marisa ndau disa nga momentet e festës, përfshirë një tortë të personalizuar dhe një video ku tregonte unazën e saj të madhe me diamant.
Roli i Amy Winehouse në “Back To Black” shënoi një pikë të rëndësishme në karrierën e saj, me aktoren që ka treguar se iu desh një përgatitje e gjatë dhe e detajuar për të përjetësuar jetën dhe emocionet e këngëtares së ndjerë.