Celebrities Gossip Showbiz

A do e doje një lidere si vetja jote? Pyetja që vuri në siklet Ilnisën!

Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Banorja Ilnisa Agolli është ‘kryqëzuar’ nga thuajse të gjithë konkurrentët e tjerë të Big Brother, pas pozicionit të saj si lidere e shtëpisë. Një opinion për këtë e ka dhënë edhe Einxhel Shkira, e cila sot është opinioniste në vend të Arbërit. Pyetja e Einxhel ndaj Ilnisës e ka vënë në siklet këtë të fundit, e cila nuk ka dashur të flasë më për këtë temë.

Einxhel: A do e doje një lidere si vetja jote? … A duhet që punët e shtëpisë të bëhen me dhunë….pse kërkon pëlqim nga vajzat ku jeni 23 banorë pa ty dhe meshkujt e kishin më të lehtë këtë situatë…

Ilnisa: Refuzoj të flas sepse është një spektakël që nuk ka pse të flasim për këtë temë të tillë, nuk kam çfarë të them më shumë

Gazetari i njohur Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP” tre ditë më parë. Mbrëmjen e sotme, që në nisjen e spektaklit, Drini ka zbuluar arsyen e largimit të tij të papritur dhe lidhej me një emergjencë familjare.