Celebrities Gossip Showbiz

“A do mbash mëkatin apo do bësh viktimën”, Xhensila Myrtezaj i përgjigjet Bes Kallakut?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Ditën e djeshme Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Ama teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-parnteren e tij Xhensilën për shkak të ndarjes së tyre.

E këngëtarja ditën e sotme ka postuar një video duke kënduar plot energji, video e cila është marrë si një përgjigje për ish-partnerin e saj dhe të gjitha lajmeve që qarkulluan për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Edhe pse është përfolur shumë ndarja e saj nga Besi, kjo nuk e ka ndaluar Xhensilën të shkëputet nga koncertet dhe daljet e saj në publik. Ama incidentet në skenë kanë qenë të shpeshta kohëve të fundit për të, ku pak kohë pasi u rrëzua teksa ngjitej në skenë, një video që qarkulloi kudo në rrjete sociale, së fundmi teksa ka qenë duke performuar për shkak të bluzes së hapur, i dalin në pah recipetat.