Celebrities Gossip Showbiz

I zbulohen të brendshmet gjatë koncertit, një tjetër incident për Xhensila Myrtezajn!

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Edhe pse është përfolur shumë ndarja e saj nga Besi, kjo nuk e ka ndaluar Xhensilën të shkëputet nga koncertet dhe daljet e saj në publik. Ama incidentet në skenë kanë qenë të shpeshta kohëve të fundit për të, ku pak kohë pasi u rrëzua teksa ngjitej në skenë, një video që qarkulloi kudo në rrjete sociale, së fundmi teksa ka qenë duke performuar për shkak të bluzes së hapur, i dalin në pah recipetat.

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Së fundmi një video e Xhensilës është bërë virale në rrjet, ku duket brenda një makine teksa puth dhe përqafon dy fëmijë të komunitetit rom. Ama ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishin fjalët që këngëtarja i drejtohej fëmijëve, të cilat u komentuan shumë nga ndjekësit.