Aktualitet Live From Tirana

A do të sjellë ky vit fundin e COVID-19 dhe Omicron?! Mjeku Ilir Alimehmeti përgjigjet në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio mjeku Ilir Alimehmeti për të na folur rreth situatës së COVID-19 në vend. Së fundmi edhe Omicron ka hyrë në vendin tonë ku vlen të përmendim se ka patur rritje të frikshme të rasteve të personave të infektuar. Për më shumë Alimehmeti na sqaron:

Ne kemi luksin që jemi pak hapa epidemiologjike mbrapa shteteve të tjera dhe kemi mundësinë të shohim prej tyre se çfarë po ndodh. Rastet e para të Omicron-it mund të kenë hyrë ditët e para të dhjetorit por numri i lartë i infektimeve ka filluar të ndjehet tani në janar. Kudo ka rekorde në infektime të reja në çdo shtet, por humbjet e jetës janë më të ulëta se sa në valët e mëparshme. Nga një krahë kemi një variant më të lehtë, nga ana tjetër kemi një popullatë më të vaksinuar, që e kanë kaluar sëmundjen. Nuk duhet të shohim vetëm rastet e reja por sytë duhet t’i kemi nga spitalet.

Ky vit a do të sjellë fundin e COVID-it dhe Omicron-it?

Është potencialisht e mundur. Mjekësia është shkencë propabilitetesh, nuk është shkencë e saktë. Është e mundur, Omicron-i është aq i transmetueshëm sa nuk ka asnjë masë ta bllokojë. Anglia tha të kemi kujdes, spitalet t’i fuqizojmë, por transmetimin nuk e bllokojmë dot. Janë marrë masa të pafundme në shumë shtete por nuk e kanë bllokuar dot transmetueshmërinë. Ky virus do kapi çdo xhep që më parë nuk ishte infektuar, do riinfektojë për herë të dytë ata që ishin infektuar njëherë por fatmirësisht shumë më lehtë, do infektojë shumë prej atyre që janë vaksinuar. Do të bëjë atë kujtesën kolektive dhe do kapi në kohë rekord të gjithë popullatën. Merr zjarr shumë shpejt dhe shuhet në 3-4 javë. 

Si ka qenë situata me të vaksinuarit në vend?

Jemi ulët në krahasim me Evropën Perëndimore por jemi në shifrat e Evropës Lindore. Ne na intereson pjesa e spitalit që i shohim shumë pak. Shumica janë vaksinuar në pranverë dhe nuk kanë bërë dozën e dytë apo të tretë. Vaksina aktualisht ka një efektivitet rreth shtrimit në spital rreth 90%. Ndër 10 të shtruar në spital nëse do të ishin të vaksinuar do të ishte vetëm një person dhe 9 do të ishin në shtëpi. Spitali ka sot brenda 130 vetë, do të kishte 15 ose 20 vetë. Këtë duhet të marrim parasysh. Vaksina mund të ketë një efekt të vogël në transmetueshmëri por qartësisht nuk e bllokon virusin. Shoqëritë më të vaksinuara aktualisht janë në rekorde të vaksinimit. Skema e vaksinimit nuk perfeksionohet përnjëherë, do kohën e saj. Janë dashur 14 vjet që të zhduket Lija. Jemi të gjithë kundër virusit, nuk jemi të ndarë dhe duhet të jemi konkret. Kemi shkaktuar plagë në arsim duke lënë të rinjtë pa arsim por njeriu mendon në afatshkurtër.