Celebrities Gossip Showbiz

A e dinit që ajo zotëron një ishull privat? Pasuria marramendëse e “cunamit” Beyonce!

Beyoncé është një nga divat më të mëdha të muzikës pop dhe albumi i saj i publikuar së fundmi “Break My Soul” e konfirmon më së miri këtë, pasi fansat e saj e kanë shpërndarë këngën në të gjithë rrjetet sociale duke kërcyer e kënduar me të. Ajo e filloi karrierën e saj si pjesë e grupit ‘Destiny’s Child’ , ku publikuan dhe albumin e tyre të parë në 1998, duke sjellur sukses të menjëhershëm.

Nga shtatë albumet e publikuara nga grupi, pesë prej tyre arritën statusin e platinit. Destiny’s Child shiti mbi 50 milionë disqe në mbarë botën. Vajzat ndanë rrugët e tyre por kjo ishte e dobishme vetëm për Beyoncé, e cila që atëherë ka publikuar disa albume të suksesshme dhe fama madje e ka çuar atë në disa role aktrimi në Hollywood.

Beyoncé u martua me reperin, producentin muzikor dhe biznesmenin Jay-Z disa vite më parë dhe të dy kanë arritur të menaxhojnë një portofol mjaft të vlefshëm asetesh në të gjithë botën. Ajo ka pasur marrëveshje me L’Oreal, Pepsi, American Express, Samsung, Ford, DirecTV. Ajo lançoi parfumin e saj në vitin 2010, përpara se të zgjerohej dhe të krijonte gjashtë marka të parfumeve që kanë gjeneruar mbi gjysmë miliardë dollarë të ardhura që nga ajo kohë.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj zotërojnë një ishull privat 4 milionë dollarësh në Bahamas. Pjesa më e shtrenjtë e pasurive të paluajtshme të çiftit është rezidenca e tyre prej 88 milionë dollarësh në Bel Air. Vlerësohet se ata zotërojnë të paktën 150 milionë dollarë pasuri të paluajtshme rreth Shteteve të Bashkuara.

Diva e muzikës pop ka një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh sipas ‘Celebrity Net Worth’, por ky numër është vazhdimisht në rritje për të bërë investime të mëdha dhe aftësitë e saj sipërmarrëse së bashku me Jay-Z. Ajo fiton rreth 80 milionë dollarë gjatë një viti turne.