Celebrities Gossip Showbiz

A është Adele në një lidhje me Rich Paul?!

Këngëtarja Adele ka disa projekte muzikore që janë në mënyrë të padiskutueshme hite shumë të suksesshme. Një zë shumë i veçantë e një artiste shumë e talentuar, Adele ka tërhequr disa herë vëmendjen edhe me jetën e saj personale, përtej muzikës.

Edhe këtë herë, artistja nuk i shpëton thashethemeve teksa përflitet për një marrëdhënie me Rich Paul. Adele bëri një dalje publike për të parë ndeshjen e NBA, por nuk ishte e vetme.

Mediat e huaja raportojnë se ajo e pa ndeshjen së bashku me Rich Paul. Adele dukej e mrekullueshme dhe mbi të gjitha shumë e lumtur. Gjithashtu, ata dukeshin shumë komod në prani të njëri-tjetrit. Dyshja po e ndiqte me vëmendje ndeshjen, edhe pse gjatë çasteve të caktuara, kishin mjaft afrimitet. Një burim për mediat e huaja raporton se ata vërtet po dalin së bashku.

Adele dhe Rich Paul e ndoqën ndeshjen së bashku. Rich Paul solli të dashurën në lojë. E dashura e tij është Adele. Kjo është hera e parë që ata dalin në publik së bashku.

Duket se Adele është duke përjetuar një lidhje romantike. Ndoshta ajo po përpiqet të fshihet ose mbase ajo është aq e dashuruar saqë nuk i interesojnë aspak thashethemet dhe komentet e njerëzve. Megjithatë, me siguri fansat janë në pritje të daljeve të tjera publike të çiftit.