Celebrities Gossip Showbiz

A është takuar Dagz me babain e Einxhel gjatë kohës që kanë qenë në spital?!

Pas një incidenti të ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, moderatorja Einxhel Shkira ka përjetuar një moment aspak të këndshëm. Teksa ishte duke luajtuar me banorët, Einxhel është rrëzuar dhe ka vrarë krahun. Më pas ajo u dëgjua teksa bërtiste dhe thoshte se ka thyer krahun. Në atë moment, banorët që ishin në dhomë e ndjenjës fillojnë të qeshin duke menduar se është shaka dhe duke mos e marrë seriozisht, por kur shohin se situata është e rëndë i shkojnë në ndihmë.

Ajo iu nënshtrua një ndërhyrje ndërsa edhe spektaklin e ndoqi nga dhoma e spitalit. Por pas zhvillimeve dhe monitorimit të gjendjes së saj produksioni njoftoi përmes faqes zyrtare në rrjetin social Instagram se vendimi u mor pas konsultimit me stafin mjekësor dhe u vendos që Einxhel të kthehet në shtëpinë e Big Brother Vip.

Pas rikthimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri të gjithë banorët janë kujdesur për të në çdo moment dhe kanë qëndruar me të në dhomën e gjumit që t’i bëjnë shoqëri. E teksa i duhet që të qëndrojë e shtrirë në krevat, banorët më shumë kalojnë kohë në dhomën e gjumit, ku bëjnë biseda të ndryshme.

Teksa bisedonte me Arjolën, moderatorja e njohur është shprehur se ka dëshirë që të dijë se çfarë mendon babai i saj për Dagz-in, me të cilin krijoi një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Kujtojmë se Einxhel e ka takuar babanë e saj teksa ishte në spital, e ky moment u shfaq gjatë prime-t të kaluar.

Ndërkohë aktorja e njohur iu drejtua duke i thënë se vetëm gjëra të mira mund të mendojë për të. Madje ajo ngriti një hipotezë se ata do të mund të jenë takuar jashtë kur Dagz-i ka dalë. Por Einxhel nuk e beson një gjë të tillë.