Celebrities Gossip Showbiz

A janë akoma miq Luizi dhe Efi? Ky veprim tregon gjithçka!

Vetëm para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Lidhja e  tij me Kiara Titon vazhdon ende edhe pse shpesh herë çifti aludohet se janë ndarë.

Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes duket se kanë gjetur sërish miqësinë jashtë shtëpisë së “BBV2”. Një ditë më parë, ajo i shpërndau në Instagram këngën e tij ‘Përjetësisht’ dhe më pas Luizi e ripostoi në Instagramin e tij. Kjo ishte një shenjë se shoqëria mes tyre nuk është prishur edhe pse nuk kanë postuar asgjë nëse janë takuar apo jo me njëri-tjetrin.

Pas publikimit të këngës së tij të re, e cila titullohet “Përjetësisht” dhe kuptohet se është një dedikim për Kiarën duket se ata vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur. Vetëm pak më parë Luizi ka postuar në Instastory një video duke ecur dorë për dore me Kiarën nga mbrëmja e djeshme, para se të shkonin në dasmën e Kleas dhe Elgitit.