Showbiz

A janë ribashkuar Kylie Jenner dhe Travis Scott?!

Gjatë izolimit në periudhën e shpërthimit të pandemisë, Kylie Jenner zbuloi publikisht se ajo dhe ish-partneri, Travis Scott qëndruan në karantinë së bashku.

Sigurisht ky vendim erdhi për të qenë sa më pranë vogëlushes së tyre Stormi, megjithëse që nga ajo kohë fansat dyshojnë se ata janë rikthyer krah njëri-tjetrit.

Pak orë më parë, Kylie ka postuar në rrjetin social Instagram dy foto ku shfaqet seksi dhe krah saj gjendet reperi i famshëm. Dukeshin sikur ishin nisur në një darkë romantike për të qëndruar pak vetëm.

Dyshja e shumëpërfolur edhe pas ndarjes janë shprehur se ruajnë raporte miqsore por ka shumë persona që e dyshojnë këtë gjë.

Po ju si mendoni? A janë rikthyer Kylie dhe Travis së bashku?!