Bota

A mund të preken kafshët shtëpiake nga lia e majmunëve? Flasin ekspertët!

Rastet e lisë së majmunëve janë në rritje në botë. Virologu Dr.Amr Bayoumy, foli ekskluzivisht për ‘Mirror’ duke diskutuar se si transmetohet sëmundja dhe nëse duhet të shqetësohemi për përhapjen e saj tek qentë dhe macet tona. Dr.Bayoumy i Universitetit të Coventry filloi duke siguruar se lia e majmunëve nuk është një tjetër koronavirus.

Përhapja e lisë së majmunëve nga individët e infektuar te një person tjetër është nëpërmjet kontaktit të zgjatur. Kjo ndodh nëpërmjet mukozave, prerjeve të hapura, plagëve ose materialeve të caktuara si shtrati, peshqirët ose rrobat.

Duke diskutuar historinë e sëmundjes, Dr.Bayoumy zbuloi se virusi nuk filloi kurrë me majmunët, por më tepër te brejtësit. Ai shpjegoi se më vonë u quajt lia e majmunëve kur u izolua në një laborator te majmunët dhe kështu erdhi emri.

Ndërkaq, a mund të preken qentë dhe macet nga lia e majmunëve? Me pak fjalë, pronarët e kafshëve shtëpiake nuk kanë shumë për t’u shqetësuar, pasi nuk ka gjasa që ju mund të kaloni infeksionin e lisë së majmunëve te macet dhe qentë tuaj.

Që kur lija e majmunëve u regjistrua për herë të parë, ka pasur shpërthime periodike të sëmundjes në Afrikë dhe në SHBA në vitin 2003. Në rastin e shpërthimit amerikan, qentë dhe ketrat e infektuar ishin shkaku me ekspertët ende të pasigurt se si ketrat ishin infektuar fillimisht.

Por infeksioni midis qenve dhe maceve nuk ka gjasa.

Ne kemi nevojë për më shumë monitorim, por për momentin nuk ka pasur raste të raportuara të infektimit të qenve apo maceve.

Sidoqoftë, brejtësit e mëdhenj mund të jenë të ndjeshëm ndaj lisë së majmunëve. Rikujtojmë, se sot është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik-Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik, për masat praprake për virusin e lisë së majmunit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në këtë takim, ku foli për planin e masave të shëndetit publik për këtë situatë.