Bota

Braktisi kotelet e tij/ 55-vjeçari gjobitet me shumën e majme!

Një 55-vjeçar në Thessaloniki është gjobitur me 270 mijë euro pasi dyshohet se braktisi nëntë kotele në një parcelë toke në zonën e Kalamaria. Sipas mediave greke, veprimi i tij u konstatua nga qytetarë që ndodheshin në afërsi, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet. Pas denoncimit, policia e Drejtorisë së Veprimit të Menjëhershëm të Selanikut ndërhyri dhe arrestoi 55-vjeçarin.

Autoritetet vendosën nëntë gjoba prej 30 mijë eurosh secila, një për çdo kafshë të braktisur, duke e çuar vlerën totale të penalitetit në 270 mijë euro. Përveç kësaj, burri u ndëshkua edhe me një gjobë shtesë prej 300 eurosh për mungesën e identifikimit elektronik të detyrueshëm të kafshëve.

Rasti ka rikthyer në vëmendje ligjet e ashpra që zbatohen në Greqi për mbrojtjen e kafshëve. Legjislacioni grek parashikon gjoba të larta dhe masa të rrepta ndaj personave që kryejnë akte abuzimi, neglizhence ose braktisjeje të kafshëve shtëpiake. Autoritetet kanë përsëritur thirrjen për qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar të keqtrajtimit të kafshëve, duke theksuar se mbrojtja e tyre mbetet një prioritet i rëndësishëm për institucionet përgjegjëse.

Një injeksion eksperimental i zhvilluar në Japoni mund të ndryshojë rrënjësisht jetën e maceve, duke trajtuar shkakun kryesor të vdekjes së tyre dhe potencialisht duke dyfishuar jetëgjatësinë deri në 30 vjet. Trajtimi, i zhvilluar nga studiuesi japonez Toru Miyazaki, synon të luftojë sëmundjen kronike të veshkave, një gjendje që prek shumicën e maceve në moshë të avancuar dhe konsiderohet shkaku kryesor i vdekjes së tyre. Zbulimi vjen pas më shumë se dy dekadash kërkimesh mbi një problem biologjik unik te macet.

Sipas Miyazaki-t, arsyeja pse sëmundja e veshkave godet kaq rëndë macet lidhet me një proteinë specifike në gjak. Tek shumica e gjitarëve përfshirë njerëzit dhe qentë, kjo proteinë ndihmon veshkat të largojnë mbetjet toksike kur organi fillon të dobësohet. Por te macet, proteina mbetet e “bllokuar” me një tjetër proteinë dhe nuk aktivizohet siç duhet. Si rezultat, toksinat grumbullohen gradualisht në organizëm derisa veshkat dështojnë.