Celebrities Live From Tirana

A u dëmtua makina e saj nga fansat e Luiz Ejllit? Zhaklin Lekatari tregon si qëndron e vërteta!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe njëkohësisht opinionistja e edicionit të dytë të “BBV”, Zhaklin Lekatari. Emrat më të lakuar të këtij edicioni kanë qenë Luiz Ejlli dhe Zhaklin Lekatari. Si e ka pritur gazetarja këtë vëmendje kaq të madhe?

Nga një anë është bukur sepse ka njerëz që të ndalojnë, duan foto, të tregojnë përshtypjet e tyre dhe nga ana tjetër është edhe pjesa që çdo fjalë apo deklaratë e jotja deformohet dhe manipulohet. Është shumë frustruese sidomos për lajmet e pavërteta që qarkullojnë, gjysma e ditës të ikën duke sqaruar njerëzit.

Si qëndron e vërtëta e ngjarjes të disa ditëve më parë ku pretendohej se disa fansa të Luizit kishin dëmtuar makinën e gazetares? Zhaklin pohon:

Unë pata një propblem me ish-administratorin e pallatit ku jetoj. Unë për momentin jam administratore e pallatit dhe patëm një konflikt. Ai më shtyu, më ngriti zërin. Lajmërova policinë, familjarët e mi menjëherë. Makina e cila duket sikur është e dëmtuar në fakt është makina e një djali të të fruta perimeve aty i cili kishte hapur bagazhin e makinës për të nxjerrë arkat e fruta-perimeve dhe makina dukej si e thyer. Kjo është e gjitha, nuk ka pasur asnjë lidhje ngjarja me fansat e Luizit.

Si e ka pritur Zhaklin imitimin që i është bërë nga aktori Salsano Rrapi?

Imitimi ishte fantastik. Nga Salsano kuptova që lëvizja aq shumë kokën.(qesh)

Ke sheh Zhaklin si fitues të këtij edicioni të “BBV”?

Nuk e di çfarë do të thotë ekzaktësisht të jesh fitues i “BBV”. Në këtë shoqëri kaq konsumiste nuk e di kush duhet ta fitoj, një njeri manipulues apo ai që do të tregojë vlerat qytetare. Është ana antropolgjike dhe ana e audiencës, pra se kë do publiku.