Celebrities Music

ABBA njofton rikthimin e bujshëm pas gati katër dekadash!

Grupi ABBA është shumë i dashur për publikun shqiptar dhe të huaj. Edhe pse moshat e reja ndoshta nuk kanë shumë njohuri për këtë grup muzikor, padiskutim moshat më të rritura ndiejnë një dashuri dhe nostaligji të veçantë për artistët e grupit.

ABBA janë kthyer dhe kanë disa këngë të reja për të publikuar për fansat e tyre pasi grupi zbulon se ata janë kthyer në biznes pas gati katër dekadash pushim. ABBA kanë emocionuar adhuruesit e muzikës në të gjithë botën pasi njoftuan një rikthim të bujshëm me muzikën e tyre të parë të re pas 39 vitesh.

Grupi do të performojë si holograme në teknologjinë më të përparuar që është përdorur ndonjëherë në sektorin e muzikës live. Pjesëtarët e grupit të përbërë nga Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad, të gjithë kishin veshur kostume fantastike për performancën e tyre.

Ata u bashkuan me Star Wars George Lucas ‘Light Light and Magic, një kompani me efekte lëvizëse, për të perfeksionuar perfomancën e tyre. Ndërkohë, albumi i quajtur “Voyage” do të publikohet më 5 nëntor, me dy këngë të reja “I Still Have Faith in You” dhe “Don’t Shut Me Down”.

Është muzika e parë e re e krijuar nga grupi i cili u nda në vitin 1982. Ndër këngët e tyre më të njohura përfshihen “Dancing Queen”, “The Winner Takes It All” dhe “Take a Chance on Me”. Shumë këngë të reja do t’i shtohen projekteve muzikore të grupit, dhe me siguri fansat janë shumë të lumtur për këtë rikthim.