Showbiz

AC/DC rikthehet me një album të ri muzikor

Grupi i mirënjohur i muzikës rrok AC/DC do të rikthehen me një album të ri, sipas grupit Twisted Sisters dhe Dee Snider.

Albumi do të përfshijë projekte muzikore të artistit të ndjerë Malcom Young, ish-pjesëtar i grupit i cili ka ndërruar jetë më 18 nëntor të vitit të kaluar.

Dee Snider me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka konfirmuar këtë lajm që ka gëzuar fansat e AC/DC. Gjatë koncerteve të ardhshme të grupit, Malcolm Young do të zëvendësohet nga nipi i tij Steve Young i cili ka performuar disa herë në shfaqjet e grupit.